LAJMI I FUNDIT:

FIFA ndryshon formatin e Botërorit për Klube: Tash e tutje do të zhvillohet çdo katër vjet

FIFA ndryshon formatin e Botërorit për Klube: Tash e tutje do të zhvillohet çdo katër vjet
ABU DHABI, UNITED ARAB EMIRATES - DECEMBER 16: The Real Madrid team celebrate with the Trophy after the FIFA Club World Cup UAE 2017 Final between Gremio and Real Madrid at the Zayed Sports City Stadium on December 16, 2017 in Abu Dhabi, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka paraqitur një format të ri për Kampionatin Botëror të Klubeve, i cili duhet të zëvendësojë Kupën e Konfederatave në vitin 2021.

Kampionati botëror për klube po mbahet që nga dhjetori i vitit 2000 në dhjetor, ku marrin pjesë kampionët kontinentalë dhe përfaqësuesit e vendit pritës.

Por, termi jo tërheqës rezultoi me të ardhura të dobëta financiare, kështu që FIFA vendosi të ndryshojë formatin.


 (Getty Images) 

Kështu, që nga viti 2021, kjo garë do të mbahet çdo katër vjet dhe do të zgjas 18 ditë ndërsa do të marrin pjesë 24 skuadra.

Kampionati botëror për klube do të mbahet gjithmonë një vit para kampionateve botërore për kombëtaret.

Gjithashtu edhe do të zhvillohet edhe një Ligë e Kombeve të Botës, ashtu sikur se po e organizon UEFA dhe CONCAF-i.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve të Botës do të duhet të zhvillohen gjatë shtatorit, tetorit dhe dhjetorit.

Për të financuar versionin e ri të Kupës së Botës për Klube dhe Ligës së Kombeve, FIFA do mbështetet në sponsorët privatë që për periudhën nga 2021 në 2033, duhet të investojë rreth 25 miliardë dollarë. /Telegrafi/