LAJMI I FUNDIT:

Siria i kthen Francës Çmimin e Legjionit të Nderit

Siria i kthen Francës Çmimin e Legjionit të Nderit

Siria i ka kthyer Francës titullin e Legjionit të Nderit me të cilin ishte nderuar presidenti sirian, Bashar al-Assad.

Vendimi i Sirisë ka ardhur vetëm disa ditë pasi Parisi ka treguar se është duke punuar për tërheqjen e titullit.


“Presidenti sirian, Bashar al-Assad nuk ndihet i nderuar me një dekoratë të tillë nga një shtet që është skllav i Shteteve të Bashkuara që mbështet terroristët”, është thënë përmes një deklarate nga Zyra e Assadit.

Ky vendim i zyrës së Assadit ka ardhur pasi Franca ka qenë pjesëmarrëse në sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja që kanë pasur cak zonat qeveritare.

Ky sulm ka qenë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma, raporton Rel. Çmimi është kthyer në Francë përmes Ambasadës rumune në Damask.

Rumania prezanton interesat franceze në Siri.

Assad ka pranuar këtë titull nga ish-presidenti francez, Jacques Chirac më 2001, pak kohë pasi Assad ka nisur udhëheqjen si pasojë e vdekjes së babit të tij, Hafez al-Assad.

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar më 16 prill për një “procedurë disiplinore që është duke vazhduar për tërheqjen e çmimit Legjioni i Nderit”.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori