LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova nuk ka nevojë as për erdoganistë e as për gylenistë

Thaçi: Kosova nuk ka nevojë as për erdoganistë e as për gylenistë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë as për erdoganistë e as gylenistë.

Ai ka theksuar se do të shikohet se çfarë ka ndodhur me rastin e ndalimit e deportimit të qytetarëve turq dhe pastaj do të dalë shteti me qëndrim.


“Presidenti Erdogan më ka thirr në telefon. Kemi diskutuar për zhvillimet bilaterale, për atë se nuk ka nevojë për tensionim të situatës. Kosova nuk i takon as Erdoganit e as frymës së gylenizmit.

Kosova respekton shtetin e Turqisë, nuk mendoj që Turqia është armiku i Turqisë, sepse është nga vendet që e ka njohur Kosovën dhe i ka sjellë njohje. Unë respektoj raportet institucionale me shtetin e Turqisë dhe jo ato ideologjike”, ka thënë ai në T7.

Thaçi është shprehur se për ndalimin e qytetarëve turq është informuar pasi ndodhisë.

“Jam informuar nga autoritetet përkatëse pas ndodhisë. Tërë procesi nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë. Është diçka që është e izoluar. Mekanizmat përgjegjës duhet të zbërthejnë në detale se çka ka ndodhur dhe në bazë të atij zbërthimi duhet të ndërtohet qëndrimi si shtet”.

“Kam parë opinionet që kanë qenë paragjykuese, paranojake e konspirative. Do të ndodhë një rishikim i procesit se çka ka ndodhur” , ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori