LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Kemi qenë ndër të parët që kemi pranuar emrin kushtetues të Maqedonisë

Erdogan: Kemi qenë ndër të parët që kemi pranuar emrin kushtetues të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka realizuar takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të dy vendeve dhe gjendjes së rajonit.

Erdogan në takim me Xhaferin ka thënë se Turqia ka qenë ndër shtetet e para që ka pranuar emrin kushtetues të Maqedonisë dhe se do të vazhdojnë që ta mbështesin shtetin në rrugën euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Presidenti turk ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, si dhe reafirmimit të këmbimit tregtar mes Turqisë dhe Maqedonisë.


Ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është i shoqëruar nga deputetët Vesel Memedi, Enes Ibrahim dhe Jusuf Hasani, ka shprehur falënderime për takimin dhe është ndarë i kënaqur nga intenziteti i takimeve të nivelit të lartë shtetëror.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit kanë konstatuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomatik, në të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori