LAJMI I FUNDIT:

Gjorge Ivanov javën e ardhshme nikoqir i liderëve nga procesi Brdo-Brioni

Gjorge Ivanov javën e ardhshme nikoqir i liderëve nga procesi Brdo-Brioni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov më 27 prill në Shkup do të jetë organizator i mbledhjes së liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Brdo-Brioni. Në mbledhje do të marrin pjesë presidentët e vendeve nga rajoni, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Qëllimi kryesor i procesit Brdo-Brioni është integrimi i tërësishëm i vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian, stabilizimi i gjendjeve në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Siç njoftojnë nga kabineti i Ivanovit, në mbledhjen e liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Brdo-Brioni, më 27 prill në Shkup, pritet prania e presidentëve të Shqipërisë, Ilir Meta, kryesuesi me Presidencën e BeH-së Bakir Izetbegoviq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq.


Sipas praktikave të deritanishme, përveç liderëve të vendeve-pjesëmarrëse, në mbledhjet e procesit Brdo-Brioni marrin pjesë të ftuar të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe liderë të vendeve anëtare të BE-së.

Në fokus të mbledhjes së sivjetme të liderëve të vendeve pjesëmarrëse nga Procesi Brdo-Brioni në Shkup është nevoja për përmirësimin e lidhshmërisë së ndërsjellë në pikëpamje politike, ekonomike, infrastrukturore dhe të sigurisë, ndërsa në kontekst të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Në suaza të procesit Brdo-Brioni, për herë të parë me iniciativë të Republikës së Maqedonisë do të mbahet mbledhje e drejtorëve të Agjencive për zbulim të vendeve pjesëmarrëse në Proces, në të cilin do të diskutohet për lidhshmërinë e sigurtë, si segment i bashkëpunimit rajonal”, kumtoi kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Procesi Brdo-Brioni për herë të parë është mbajtur në vitin 2013 në nismën e përbashkët të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, në Brdo afër Kranjës.

Vendet-pjesëmarrëse në procesin Brdo-Brioni janë Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të prezantuara në nivel të presidentëve të shteteve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori