LAJMI I FUNDIT:

VV godet OEK-un, thotë se po i mbështet institucionet në favor të Serbisë

VV godet OEK-un, thotë se po i mbështet institucionet në favor të Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion simbolik para objektit ku po mbahet panairi ndërkombëtar Prishtina 2018, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së 70 kompanive serbe dhe vetëm një kompanie nga Shqipëria.

Aktivistët e kësaj partie me këtë rast kanë vendosur në rrethojat e hapësirës ku po mbahet panairi i bizneseve “Jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”, pasi më herët ky baner nuk është lejuar nga Policia e Kosovës të futej brenda në objekt.

Në këtë aksion simbolik mori pjesë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili ka kritikuar ashpër Odën Ekonomike të Kosovës se po e faktorizon Serbinë me prodhime e mallra në vendin tonë.


Ai tha se Serbia në vazhdimësi po bën përpjekje ta dëmtojë sovranitetin e Kosovës dhe se është e padrejtë të favorizohet Serbia duke marrë parasysh rrethanat që kanë dy shtetet.

“Oda Ekonomike e Kosovës po favorizon bizneset serbe, aty brenda derisa po bëhet ky zhvillim i kemi 170 biznese nga ta 70 biznese janë serbe dhe duke pasur parasysh që Serbia në Kosovë eksporton afro gjysmë milion euro, ajo ka tendencë që këtë shifër ta rritë dhe ta bëjë në një miliard. Ne, Serbinë ende e kemi me karakter, e cila përherë po synon ta dëmtojë Kosovën në aspektin e sovranitetit dhe territorit, po ashtu edhe në aspektin ndërkombëtar. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se meqenëse këto marrëdhënie janë të tilla, nuk do të duhej që ne si shtet t’i japim kaq shumë favorizime Serbisë”, tha Rexhaj.

Ai ka akuzuar OEK-un se po i mbështet institucionet e vendit për t’i dhënë hapësirë ekonomisë kosovare  në favor të Serbisë.

Rexhaj po ashtu ka goditur Odën Ekonomike të Kosovës duke thënë se ajo është duke u tallur me bizneset shqiptare, duke mos i informuar me kohë për pjesëmarrje në panair, ndërkohë që bizneset serbe kanë qenë të informuara me kohë.

“Kjo që po zhvillohej si Odë në një farë forme po e përcjell institucionin drejt favorizimeve ekonomike për Serbinë. Derisa këta kanë mundur t’i informojnë me kohë bizneset serbe, shtohet pyetja pse nuk i kanë informuar bizneset shqiptare, apo kjo është një trillim, të cilin po e thotë Oda. Mendoj që është e padrejtë që ekonomia e Kosovës të vilet nga prodhimet dhe mallrat serbe, ndërsa Kosova të mos i japë hapësirë Shqipërisë dhe anasjelltas”, tha Rexhaj.

Rexhaj ka thënë se bizneset e Kosovës duhet të marrin pjesë në panairin që mbahet në Novi Sad për ta shikuar performancën e tyre. Por, sipas tij, Serbia do ta pranojë një numër të vogël të kompanive kosovare, sa për të thënë se kanë marrë pjesë.

Ndryshe, në panairin Prishtina 2018 po marrin pjesë mbi 170 kompani prej të cilave 1 është nga Shqipëria dhe 70 nga Serbia.

Dallimi shumë i madh i pjesëmarrjes së kompanive nga Shqipëria dhe atyre nga Serbia ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë, madje ka pasur edhe kërkesa për bojkotim të panairit.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ka thënë se bizneset shqiptare nuk janë informuar me kohë për pjesëmarrje në panair.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori