Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të presë tre muaj e gjysmë, siç thuhet, për statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, por, siç thotë ai, kjo nuk do të ndodhë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se nesër do të flasin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, nga e cila pret fjalë inkurajimi dhe shtoi se temë kryesore e diskutimit do të jetë marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Në thelb ne jemi duke folur në lidhje me marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe çdo gjë tjetër është 10 për qind e bisedave tona. Kjo marrëdhënie përbën pengesën më të madhe në rrugën tonë evropiane”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb, siç shkruajnë tutje mediat serbe, ka theksuar se nga marrëveshja e Brukselit vetëm marrëveshja për formimin e komunave serbe nuk është arritur, por tha se, nuk ka asnjë shpresë.
“Serbia do të presë tre muaj e gjysmë për të AKS-në, por kjo nuk do të ndodhë. Pozicioni ynë është i qartë, por i vështirë, tmerrësisht i vështirë. Ne nuk flasim me shqiptarët por me vendet që kanë krijuar një Kosovë të pavarur, amerikanët, Mbretërinë e Bashkuar.. … Duart tona janë të lidhura, dhe qëllimi dhe interesi ynë është që të ruajmë sigurinë”, citohet të ketë thënë presidenti serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe