LAJMI I FUNDIT:

Kalinic e ka rastin e fundit kundër Torinos

Kalinic e ka rastin e fundit kundër Torinos
Kalinic

Nikola Kaliniç thuhet se nuk do të luajë në pesë ndeshjet e fundit të Serie A.

Sulmuesi kroat në rast se nuk shënon në ndeshjen e mbrëmjes së sotme të Torinos, atëherë më nuk do të ketë rast tjetër për të dëshmuar veten.


Sipas Tuttosport, Kaliniv do të luajë si titullar në takimin e sotëm, ku pavarësisht dështimit për të realizuar gol ndaj Napolit, ai ka besimin e trajnerit Genaro Gattusos, por jo edhe të tifozëve kuqezinj.

Megjithatë, gazeta thekson se tifozët e Rossonerëve kanë ‘humbur durimin’ me ish sulmuesin e Fiorentinës pasi që po tregohet tejet i ngathët para portave të ekipeve kundërshtare.

Rrjedhimisht, 30-vjeçari do të ishte alternativa e tretë pas Patrick Cutrones dhe Andre Silvas për pjesën e mbetur të kampionatit.

Theksojmë se reprezentuesi kroat deri më tani ka shënuar pesë gola në 25 paraqitjet në të gjitha garat.

Kujtojmë se Milan pothuajse tashmë është dorëzuar në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve pasi që ngec tetë pikë pas Lazios dhe Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori