LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, në stacionin policor në Vushtrri, një person ka raportuar një rast të vjedhjes së rëndë, ku sipas ankuesit thuhej se nga lokali i tij që ndodhej në rrugën ‘Faruk Beqiri” ishin vjedhur vegla pune në vlerë mbi 2500 euro.

Policia thekson se me të pranuar informacionin njësi relevante policore  me urgjencë i janë përgjigjur rastit.


” Veprimet policore duke pasur parasysh rrethanat kohore të mëngjesit të hershëm, ishin orientuar në një perimetër më të gjerë nga vendi i ngjarjes, ku pas një kohe të shkurtër në një distancë jo shumë larg vendit të ngjarjes kanë identifikuar personin e dyshuar R. H. 21 vjeçar, i cili është arrestuar nga Policia”, thuhet në njoftin.

Përveç arrestimit të të dyshuarit, në cilësi të provave materia Policia ka  gjetur veglat e punës, të cilat i dyshuari  i kishte fshehur në një lokacion tjetër, ku pas kryerjes së procedurave  verifikuese  veglat e punës i janë kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të  çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori