LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Ferizaj, pasi e kishin penguar punën e policëve

Arrestohen dy persona në Ferizaj, pasi e kishin penguar punën e policëve

Pasi që kishin penguar punën e zyrtarëve policorë, janë arrestuar dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Lloshkobare të Ferizajit, në ora 04:35.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/