LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori O’Connell: Transformimi i FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese

Ambasadori O’Connell: Transformimi i FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell në bashkëbisedimin e zakonshëm me qytetarë në profilin e tij në Facebook, i pyetur se kush do të themelohet Ushtria e Kosovës, ai ka thënë se kjo duhej të ndodhte përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai në përgjigjen e tij ka theksuar se është në interesin tonë dhe interesin e Kosovës të kemi një sektor të fortë të sigurisë dhe do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e FSK-së.


Më poshtë mund ta lexoni përgjigjen e plotë të O’Connell rreth transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura:

Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1999 ka pasur një rol kyç në sektorin e sigurisë se Kosovës. Jemi krenar që e kemi ndihmuar krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, që e kemi zhvilluar atë institucion, që e kemi ndihmuar të mbyllet kur i kishte mbaruar mandati dhe pastaj kemi ndihmuar të formohet Forca e Sigurisë se Kosovës. Është në interesin tonë dhe interesin e Kosovës të kemi një sektor të fortë të sigurisë dhe do te vazhdojmë të punojmë me ju për forcimin e FSK-se. Sa i përket transformimit te FSK-së në Ushtri të Kosovës, mesazhi i NATO-s ka qenë i qartë, aleatët tonë presin që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese. Nga perspektiva ime siguria e Kosovës varet fillimisht nga marrëdhëniet e ngushta me NATO-n dhe këshilla e pritja ime është që Kosova të mos bëjë asgjë që do e kërcënonte marrëdhënien me aleatet e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori