LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk janë shqiptarët armiqtë tanë, por ata që na e grabitën Kosovën

Vuçiq: Nuk janë shqiptarët armiqtë tanë, por ata që na e grabitën Kosovën

“Nuk i kemi kundërshtarë shqiptarët e as bashkëbiseduesit për çështjen e Kosovës, por ata që e krijuan këtë shtet që na e grabitën atë territor”, ka deklaruar sot presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiq.

Gjatë një interviste dhënë TV Pink, Vuçiq ka thënë se për Kosovën diskutojnë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse Serbinë po e presin momente të vështirë, ai është përgjigjur duke thënë se vazhdimisht para ballafaqohet me momente të vështira.


“Gjithsesi që ky vit nuk do të jetë i lehtë, do të ekzistoj dëshira që nyja për Kosovën të zgjidhet, por a mundemi ta bëjmë këtë, ne jemi në Serbi në anën tjetër janë autoritet në Prishtinë  dhe amerikanët, për të cilët Haradinaj thotë se udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/