Si fëmijë prekën fundin, kur u rritën prekën majat: Njihuni me nëntë jetimët që “bënë historinë”! (Foto)
Kanë prekur fundin kur kanë qenë fëmijë, duke mbetur jetimë, por janë rritur dhe kanë ngjitur majat.
Ka shumë artistë, politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut në botë, të cilët kanë humbur prindërit, apo kujdestarinë e tyre kur kanë qenë të vegjël, por kanë arritur të kalojnë vështirësitë dhe madje të kontribuojnë për shoqërinë.
Steven Jobs mbeti jetim që foshnjë, por pati fatin të adoptohej dhe më pas të shndërrohej në njeriun lider në fushën e inovacionit.
Malkolm X, aktivisti i njohur i të drejtave të afro-amerikanëve mbeti pa të atin që u vra nga racistët e bardhë në vitin 1931, e më pas për shkak të varfërisë së madhe dhe sëmundjes mendore të së ëmës, kujdestarët socialë vendosën ta çonin në një jetimore. Më vonë ai iu besua një familjeje kujdestare.
Ingrid Bergman mbeti jetime nga nëna në moshën 3 vjeç dhe nga i ati në moshën 12 vjeç. Pas vdekjes së të atit, Ingridi u la nën kujdesin e një tezeje të pamartuar, e cila gjithashtu vdiq brenda pak muajsh. Më pas ajo jetoi me xhaxhain dhe familjen e tij.
Royard Kipling në moshën 6-vjeçare bashkë me të motrën iu besuan shërbimit të kujdestarisë në një familje kalviniste, e cila abuzoi me të fizikisht dhe emocionalisht, ndërkohë që favorizonin të motrën.
Prindërit e John Lenon u ndanë kur ai ishte 3 vjeç. Pas moshës 5-vjeçare, pas përpjekjesh të dështuara për bashkimin e prindërve si dhe një përvoje të keqe në familjen e re me njerkun, ai u rrit nga tezja e tij me bashkëshortin, të cilët s’kishin fëmijë. Babai i dytë vdiq kur ai ishte 13 vjeç, vdekje e cila ndikoi jashtëzakonisht në jetën e tij. Ai pati një kohë shumë të vështirë në shkollë dhe shpesh futej në telashe duke vjedhur nëpër dyqane dhe duke gjuajtur trenit me gurë.
Marilyn Monroe lindi nga një nënë e pamartuar. Ajo shkoi në një jetimore në moshën 7-vjeçare pasi e ëma punonte dhe s’kishte mundësi të kujdesej për të. Më pas shkoi të jetonte me të ëmën, por kjo e fundit u sëmur mendërisht dhe përfundoi në spital. Merilyn mbeti prapë e vetme dhe ndërroi 9 shtëpi kujdestarie dhe një jetimore, derisa u martua për herë të parë në moshën 16-vjeçare. Në një nga këto shtëpi, kur ishte 8 vjeç ajo u abuzua seksualisht.
Leon Tolstoi, shkrimtari dhe filozofi i famshëm rus mbeti pa të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe pa të atin kur mbushi 9 vjeç. Por, fatkeqësitë e tij nuk përfunduan me kaq. Ai u rrit fillimisht nga gjyshja e cila më pas u nda nga jeta, më pas nga një teze, e cila gjithashtu vdiq e më pas nga një teze tjetër.
Kompozitori i famshëm Johan Sebastian Bach, ishte fëmija i tetë i Johan dhe Maria Bach. Në moshën 9-vjeçare humbi të ëmën dhe një vit më vonë i vdes dhe i ati. Ai u rrit nga vëllai 24-vjeçar.
Aristoteli mbeti jetim kur ishte një djalë i vogël dhe u rrit nga një kujdestar që quhej Proksenus, i cili e edukoi në Akademinë e Platonit, ku shpenzoi 20 vite të jetës së tij dhe më pas themeloi akademinë e tij. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe