Lidhur me punimet e të ashtuquajturës ‘Lugina e Diellit’ në veri, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), Albena Reshitaj ka thënë se Inspektorati i Ministrisë ka kryer mbikëqyrje me proces verbal në Drejtorin e Urbanizmit në Zveçan, me ç ‘rast ka kërkuar nga kjo drejtori që të prezantojë dokumentacionin teknik rreth ndërtimit në fjalë.
Sipas saj, Drejtoria e Urbanizmit në ditën e inspektimit nuk ka qenë e gatshme të ofrojë dokumentacionin e kërkuar nga Inspektorati i MMPH-së, andaj është urdhëruar që Drejtoria e Urbanizmit të sjellë dokumentacionin e kërkuar në Ministrinë e Mjedisit në afatin e caktuar.
Ndonëse, as kësaj kërkese komuna e Zveçanit nuk i është përgjigjur, sipas ministres Reshitaj ka pasur shkelje të ligjit.
“Drejtoria e Urbanizmit e komunës së Zveçanit nuk i është përgjigjur urdhëresës së Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga të gjitha këto, sa u përmend më lart nga inspektorati i ministrisë është konstatuar se komuna e Zveçanit si dhe drejtoria e Urbanizmit e kësaj komune janë përgjegjëse për mos zbatimin e urdhëresës së dhënë nga inspektorati i ministrisë, veprim i cili është shkelje e ligjit për inspektoratin e mjedisit, ujërave, natyrës planifikimit hapësinor dhe ndërtimit me numër 04/L175 për të cilën gjë është bërë inicim në gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së urbanizimit si person përgjegjës. Ju rikujtomë se për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, komuna është kompetente për dhënien e lejes ndërtimore”, ka thënë Reshitaj.
Ndërsa, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se për ndërtimin e një kolonie që quhet ‘Lugina Diellit’, komuna e Zveçanit nuk po ofron dokumentet e nevojshme për të treguar se çfarë po ndodh në atë pjesë.
Madje, ai tha se padia e MMPH do të ‘myket’ në sirtarët e gjykatave, sepse siç tha ai, komuna e Zveçanit i zbaton politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ju keni bërë një kallëzim penal, i cili ka me u ‘mykur’ në sirtarët gjykatave, por çfarë masa konkrete, meqë organet e nivelit të dytë të pushtetit nuk bashkëpunojnë, nuk funksionojnë. Ju keni kompetenca që të ndërmerrini masa drejtpërdrejt. Për me iu rikujtuar diçka të ngjashme në komunë të Prizrenit, drejtpërdrejt ministria në fjalë në të kaluarën ka marr masa të veprimit për me i ndal punimet pa leje në zonat e caktuara. A keni plan, apo keni bërë plan konkret pa komunën e Zveçanit, sepse tekefundit komuna e Zveçanit i zbaton politikat e Vuçiqit. Unë e di se ky projekt i tejkalon kompetencat e juaja”, ka thënë Berisha. /Kosovapress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje