LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Prizren, pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor

Plagoset një person në Prizren, pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor

Janë arrestuar dy qytetarë në Prizren, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor kanë plagosur një person tjetër.

Sipas njoftimin të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në orën 9 e 55 minuta.

Nga Policia kanë thënë se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.


“Njësia policore ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë dhe gjatë kontrollimit të shtëpive kanë gjetur edhe 395 fishekë. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/