Ajo që mund të quhet referenca më e hershme e shkruar për shqiptarët mund të gjendet në një tekst të vjetër bullgar të hartuar rreth fillimit të shekullit të XI-të. Zbulimi u bë në një dorëshkrim serb të vitit 1628 dhe u botua së pari në vitin 1934 nga teologu dhe historiani serb, Radoslav Grujiq.
Ky është një fragment nga një legjendë e kohës së Carit Samuil, në formë të katekizmit me “pyetje dhe përgjigje”, në tentimin për të shpjeguar origjinën e popujve dhe gjuhëve. Ajo e ndan botën në 72 gjuhë dhe tri kategori religjionesh: ortodoksë, gjysmë-besimtarët (d.m.th. jo të krishterë ortodoksë) dhe jobesimtarë.
“Edhe pse serbët nuk përmenden, shqiptarët, akoma një konglomerat i fiseve të vogla malore nomade në atë kohë, gjejnë vendin e tyre në mesin e kombeve gjysmë-besimtare”, ka shkruar dikur Robert Elsie, që ka kthyer në kujtesë këtë përshkrim. “Nëse ne pranojmë datën e Grujiqit, që bazohet kryesisht në përmbajtjen e tekstit si tërësi, ky do të jetë dokumenti më i hershëm i shkruar që iu referohet shqiptarëve si njerëz apo si grup gjuhësor”.
Në dokument mund të shihet se ka gjuhë të ndryshme në botë. Prej tyre ekzistojnë pesë gjuhë ortodokse: bullgare, greke, siriane, iberiane (gjeorgjiane) dhe ruse. Tri prej tyre kanë alfabet ortodoks: grekët, bullgarët dhe iberianët. Ndërsa, janë dymbëdhjetë gjuhë të gjysmë-besimtarëve: alamanianët, frankët, magjarët (hungarezët), indianët, jakobinët, armenët, saksonët, lehët (polakët), arbanasët (shqiptarët), kroatët, hizët dhe gjermanët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'