LAJMI I FUNDIT:

Presidenti gjerman i shqetësuar për ‘armiqësinë’ mes Rusisë dhe Perëndimit

Presidenti gjerman i shqetësuar për ‘armiqësinë’ mes Rusisë dhe Perëndimit

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka shprehur shqetësimin e tij për rritje të “armiqësisë” në mes të Rusisë dhe Perëndimit dhe ka bërë thirrje për shtim të përpjekjeve diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet e dëmtuara.

Steinmeier ka thënë në një intervistë më 15 prill se helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani muajin e kaluar ka qenë “incident shumë serioz”.

Mirëpo ai ka shtuar se “me po aq shqetësim duhet të shikojmë drejt marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, situatë e cila mund të ketë pasoja përtej këtij rasti”.


Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë dërguar në spital prej 4 marsit, pasi i janë ekspozuar një substance, e cila i ka lënë pa ndjenja të Sallsbëri.

Britani fajëson Rusinë për tentim-vrasje të Skripalëve, akuzë të cilën Moska e kundërshton ashpër.

Ky sulm ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë duke shtyrë në dëbime diplomatike reciproke dhe masa tjera.

Steinmeier është cituar të ketë thënë se derisa është në rregull që Rusia të përballet me pasoja për veprat e saj, siç edhe është demonstruar me vënien e sanksioneve për agresionin e saj në Ukrainë “ne nuk mundemi të braktisim dialogun direkt”.

Sipas tij nuk mund të demonizohet e tërë Rusia vetëm për shkak të presidentit të këtij vendi, Vladimir Putin.

Sa i përket Sirisë, Steinmeier ka thënë se nuk do të ketë përmirësim derisa presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin të mos angazhohen për gjetjen e një zgjidhje.

“Natyrisht nuk mund të arrihet asgjë pa fqinjtë rajonalë, mirëpo gjithçka fillon me SHBA-në dhe Rusinë. Putin dhe Trump i detyrohen botës për ta bërë hapin e parë”, është cituar të ketë thënë ai. /REL /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori