LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e dëshiron me çdo kusht Richarlisonin, United tenton me një ofertë të lartë për brazilianin

Mourinho e dëshiron me çdo kusht Richarlisonin, United tenton me një ofertë të lartë për brazilianin
LONDON, ENGLAND - MARCH 11: Ainsley Maitland-Niles of Arsenal tangles with Richarlison de Andrade of Watford during the Premier League match between Arsenal and Watford at Emirates Stadium on March 11, 2018 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester United dëshiron ta përforcojë edhe më shumë fazën ofensive për edicionin e ri.

Djajtë e Kuq pritet ta shesin yllin francez Anthony Martial që nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.


E zëvendësuesi i Martialit do të vije nga kampionati anglez por që është një sulmues brazilian.

Fjala është për talentin e madh të Watfordit, brazilianin Richarlison që ka shkëlqyer këtë edicion në Angli.

Trajneri i United, Jose Mourinho është një adhurues i madh i lojës së futbollistit dhe ka kërkuar transferimin e tij në Old Traford.

Richarlison (Foto: Getty Images)

Sipas medieve angleze, Manchester United do të provojë me një ofertë të parë prej 40 milionë eurove në verë.

Mbetet të shihet nëse Watford do të pranojë këtë ofertë apo do të kërkojë edhe më shumë.

20-vjeçari gjithashtu po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Arsenal, Chelsea, PSG dhe Tottenham.

Në 33 ndeshje në Ligën Premier, braziliani ka arritur të shënoj pesë gola dhe të asistoj në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori