Gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale ka bërë që kohëve të fundit, përveç shumë dukurive negative që ndodhin në shoqërinë tonë, vend të posaçëm të ketë edhe dhuna në familje. Kështu thonë edhe organizatat që merren me këtë dukuri, të cilët ndajnë këtë shqetësim, duke sqaruar se një nga faktorët që ndikon në dhunën familje – është edhe aspekti social, shkruan gazeta KOHA. Rastet e këtilla tashmë janë shndërruar në përditshmëri në kronikën e zezë për rajonin e Tetovës, ku dominojnë rastet e dhunës ndaj anëtarëve të familjes, edhe pse në të kaluarën kryesisht dhuna ishte ndaj bashkëshorteve.
“Është evidente se në shumicën e rasteve, dhuna në familje shkaktohet për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Papunësia është shumë e madhe në këto hapësira. Kërkesat janë të mëdha, kurse mundësitë janë të vogla për të përballuar gjithë këtë dinamikë në jetën e përditshme. Prandaj edhe shpërthen dhuna në familje si pasojë e kësaj”, thotë Xhane Kreshova nga Forumi i Gruas në Tetovës. Por ajo që është më shqetësuese në këtë drejtim është se viktimat e dhunës nuk u shkojnë deri në fund proceseve gjyqësore dhe pas procedimit të padisë nga policia në gjykatë, gratë tërhiqen duke mos kërkuar që të ketë epilog gjyqësor. Kjo për arsye se ata nuk kanë ku të kthehen, ndërsa strehimore në rajonin e Pollogut nuk ka.
“Brenda vitit kemi diku 40 viktima të dhunës në familje, të cilët kërkojnë ndihmë juridike në qendrën tonë. Prej tyre 20 raste marrin epilog gjyqësor, por gjysma tjetër tërheq padinë, sepse ajo nuk ka se ku të shkojë, prandaj edhe vazhdon të jetojë me dhunuesin që është edhe më e rëndë. Poashtu mungesa e strehimores ka bërë viktimat të mos kenë mundësi se ku të shkojnë pas dhunës apo pas përfundimit të procesit gjyqësor. Një problem në vete është edhe mungesa e strehimores, të cilën ka vite që e kërkojmë, por nuk është duke u realizuar. Ne si organizatë kemi bërë kërkesa deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të cilët janë më të thirrur për këtë problematikë, ata jo që refuzojnë kërkesat tona, por vazhdimisht premtojnë se do të gjejnë në zgjidhje për këtë problematikë, dhe kjo çështje ka ngelur një çështje e hapur prandaj nuk mundësi t’ju dalim në ndihmë viktimave që pësojnë nga dhuna në familje”, deklaroi Kreshova. Sipas udhëzimeve për masat që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e gruas nga dhuna në familje, parashihet hapja e sporteleve të specializuara për mbrojtje nga të gjitha format e dhunës edhe atë nga një zyrë në çdo 10 mijë banorë.
Qendra për ndihmë të viktimave nga përdhunimi, minimum 1 në 400 mijë banorë si dhe strehimore. Përndryshe, edhe gjatë ditës së sotme është regjistruar një rast u dhunës në familje. Sipas policisë, 72 vjeçarja me iniciale S.R nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, dje ka denoncuar dhunë familjare të cilën më 7 prill ndaj e saj e ka ushtruar djali 46-vjeçarë me iniciale R.R . “Ditën e martë rreth orës 15:00 tek ata për vizitë ka ardhur vajza e 72-vjeçares, 41-vjeçarja me iniciale F.S me të cilën vëllai menjëherë ka filluar një zënkë verbale, ndërsa më pas edhe fizikisht e ka sulmuar duke kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia. Atëherë ka ndërhyrë nëna pas çka djali me inicialet R.R ka sulmuar edhe nënën e tij duke e goditur me grushte në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.
Menjëherë R.R-ja e ka lëshuar shtëpinë, përderisa dy të sulmuarat S.R dhe F.S janë strehuar tek fqinjët e tyre. I denoncuari R.R dje është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor të Gostivarit për zbardhjen e plotë të rastit”, informuan nga policia e Tetovës. Një nga zgjidhjet e mundshme për të siguruar strehim për viktimat nga dhuna në familje sidomos ndaj gjinisë femërore është që në kuadër të Spitaleve Klinike të hapen qendra për strehim. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A