LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, numri i lypësve në rrugë gjithnjë e më i madh

Maqedoni, numri i lypësve në rrugë gjithnjë e më i madh
Foto: Ilustrim

Duke bredhur udhëkryqeve, rrugëve dhe kafeneve të Shkupit, këto dy vajza të mitura zgjasin dorën për të kërkuar lëmoshë prej njerëzve kalimtarë. Dita rutinë tyre fillon në ora 10 e mëngjesit e deri në orët e natës, madje edhe në kohën kur moshatarët e tyre janë në shkollë.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, këto janë vetëm dy prej 2000 fëmijëve të tjerë të cilët kërkojnë rrugëve të qyteteve. Tatjana Gogovska nga “Megjashi” vlerëson se me angazhim më të madh të shtetit dhe organizatave qytetare mund të arrihet tek zgjidhja e këtij problemi.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë që kjo gjë nuk mund të zgjidhet brenda ditës por duhet të gjenden zgjidhje afatgjate dhe adekuate.


“Në të kaluarën fëmijët e tillë rrinin nën qiell të hapur dhe janë lënë të dergjen nëpër rrugë, sot ato janë vendosur në Qendrat tona dhe i kanë kushtet e nevojshme për jetë. Kemi thënë që në vitin 2019 do të sjellim të ardhura adekuate minimale. Kur do të rritet transferimi dhe kur do të sigurojmë strehim adekuat, atëherë mund të themi se këto fëmijë nuk do të jenë në rrugë. Për të njëjtit persona të cilët mbledhin shishe plastike, të cilët i shohim rrugëve, në planin operativ kemi ndërmarrë masa të veçanta për punësimin e tyre që të mund së bashku me komunat dhe ndërmarrjet publike ta legalizojmë punën e tyre që të kenë sigurim shëndetësor”, tha Mila Carovska.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punë dhe Politikës Sociale vetëm në periudhën janar-mars të këtij viti janë evidentuar 21 fëmijë lypsarë. Numër më i madh i tyre është evidentuar në Shkup, pastaj vijojnë qytetet Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Strumicë dhe Tetovë, ndërsa gjatë sezonit veror, në Ohër dhe Strugë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori