Në Mitrovicë sot u shënua 19 vjetori i masakrës më të madhe të shkaktuar në luftën e fundit të Kosovës nga ana e forcave serbe në këtë qytet, kur në rrugën e Kovaçëve u ekzekutuan 31 persona.
Të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishin familjarët e viktimave, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët vendosën lule dhe bënë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat e viktimave.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se kjo ishte masakra më e madhe e bërë brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nga forcat policore serbe.
Ai ka pranuar se institucionet lokale, si dhe ato qendrore nuk kanë punuar sa duhet në përkujdesjen ndaj familjarëve të viktimave. Mujka ka premtuar se vitin e ardhshëm do të realizohet një projekt që të kujtohen në mënyrë dinjitoze të gjithë të rënët në Mitrovicë.
“Institucionet lokale, si dhe ato shtetërore nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim dhe apeloj që kuvendeve komunale t’iu rritet buxheti në mënyrë që ato sa më mirë t’iu dalin në ndihmë familjarëve. Viti i ardhshëm duhet të na presë me një projekt të gjithmbarshëm që në mënyrë dinjitoze t’i kujtojmë martirët e rënë”, ka thënë Mujka.
Motra e njërit nga viktimat të 14 prillit 1999, Flora Peci tha se institucionet e Kosovës premtuan shumë dhe bënë asgjë.
“Jam motra e njërit nga viktimat dhe jam krenare që jam sot këtu. Çdo parti politike në pushtet ka premtuar shumë, ndërsa ka rënë në hiç. Apeloj, që të rregullohen varrezat e tyre, që madje nuk vizitohen nga askush”, u shpreh Peci.
Tefik Sejdiu, i cili ka humbur në këtë masakër babanë, axhën dhe djalin e axhës, tha se ndjen dhimbje dhe mungesë të madhe të tyre edhe pas 19 viteve.
“Edhe pse kanë kaluar 19 vjet, sot ndjejmë dhimbje të madhe si dhe mungesën për më të dashurit tonë të cilët u vranë nga forcat kriminale serbe.
Ndërkaq në përvjetorin e 14 prillit, kryetari i KMLDNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, ekspozoi 120 fotografi të ndryshme të masakrave të asaj periudhe në Mitrovicë.
Barani tha se këto 120 fotografi flasin të gjitha gjuhët e botës për tmerrin që është ushtruar mbi popullatën shqiptare nga policia, civilë dhe paraushtarakët serbë.
“14 prilli ishte masakra më e madhe për Mitrovicën, ku janë pushkatuar 31 shqiptarë. Këtu kam ekspozuar 120 fotografi që flasin të gjitha gjuhët e botës për tmerrin që është ushtruar mbi popullatën shqiptare nga ushtria, policia, civilë dhe paraushtarakët serbë. Institucionet lokale dhe ato qendrore i kanë shtirë vesh në lesh dhe i kanë vënë syzet të salduesve që saldojnë me aparat elektrik dhe as nuk shohin as nuk dëgjojnë dhe as nuk dinë çka ka ndodhë dhe as që janë të interesuar të dinë”, tha ndër të tjera Barani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A