LAJMI I FUNDIT:

Si të keni dhëmbë më të bardhë: Tri këshilla për buzëqeshje rrezatuese

Si të keni dhëmbë më të bardhë: Tri këshilla për buzëqeshje rrezatuese

Si të keni dhëmbë më të bardhë? Përgjigja mund të duket e thjeshtë – t’i pastroni ata më shpesh – por kjo nuk është e lehtë.

Fillimisht, ekzistojnë dy lloje të zbardhimit të dhëmbëve, transmeton Telegrafi.

E para është largimi i njollave nga dhëmbët për t’ua rikthyer ngjyrën e bardhë dhëmbëve, dhe e dyta është kur njerëzit dëshirojnë që dhëmbët t’i kenë më të bardhë sesa ngjyra natyrale – kjo e dyta është prezente kryesisht te yjet botërore.


Higjiena e mirë dentale
Higjiena e mirë dentale është mënyrë e mirë për t’i parandaluar dhëmbët të zverdhen. Prandaj pastrimi i tyre me furçë dhe me penj, si dhe me mouthwash nuk duhet të nënvlerësohet.

Hiqni dorë nga ushqimet e këqija
Një nga mënyrat se si zverdhen dhëmbët është duke konsumuar gjëra të gabuara. Në mesin e ushqimeve dhe pijeve që i zverdhin dhëmbët janë kafja, vera e kuqe, ushqimet e përpunuara si dhe duhani.

Ilaçi i njohur shtëpiak: Pastrimi i dhëmbëve me sodë buke
Nëse nuk e keni të lehtë ta lini verën e kuqe apo duhanin, atëherë duhet të drejtoheni kah ilaçet shtëpiake.

Një nga to është pastrimi i dhëmbëve me sodë buke. Për ta përdorur këtë ilaç, përzieni një lugë gjelle sodë buke me dy lugë gjelle ujë dhe pastroni dhëmbët me pastën e krijuar disa herë në javë. /Telegrafi/