LAJMI I FUNDIT:

Babai hedh nga kulmi i shtëpizës foshnjën 6-muajshe, turma brohoriste “hidhe, hidhe” – shpëtohet mrekullisht nga policia (Foto/Video, +16)

Babai hedh nga kulmi i shtëpizës foshnjën 6-muajshe, turma brohoriste “hidhe, hidhe” – shpëtohet mrekullisht nga policia (Foto/Video, +16)

Një burrë nga Afrika e Jugut është akuzuar për tentim vrasje, pasi ka hedhur vajzën 6-muajshe nga kulmi i një shtëpize, për të parandaluar  demolimin e saj në një pjesë të qytetit që njihet për ndërtimin e objekteve pa leje.

Burri 38-vjeç kishte marrë me vete në kulm foshnjën, në shenjë proteste kundër buldozerëve që kishin shkuar për t’i demoluar shtëpizat e ndërtuara pa leje në qytetin Kvadvesi në Afrikë të Jugut, transmeton Telegrafi.


Gjashtë policë po qëndronin në tokë derisa një ishte ngritur në kulm duke tentuar ta qetësojë burrin e nervozuar. Ai mbante foshnjën me kokë poshtë, të cilën më pas e hedh poshtë.

Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin është turma e mbledhur rreth këtij burri që brohorisnin “hidhe, hidhe”, duke e inkurajuar që ta hedh nga kulmi foshnjën.

Në fotografitë e publikuar më poshtë shihet polici duke u munduar ta kapë babanë para se ta hidhte në tokë foshnjën. Por, për fat të mirë policët që ishin në tokë kanë arritur ta kapin foshnjën, dhe të shpëtojë pa as më të voglin lëndim. Ndërkaq, babai i saj më pas është arrestuar dhe dënuar për tentimvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në kulmin e një shtëpize të ndërtuar pa leje, kurse policia është dashur të angazhoj një ekip të specializuar për të siguruar hapësirën për rrënimin e tyre, derisa turma e qytetarëve po i gjuante me gurë dhe goma të ndezura.

Sipas policisë së Afrikës së Jugut, foshnja i është kthyer nënës së saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori