LAJMI I FUNDIT:

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi hap numër telefonik për ankesa dhe parregullsi

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi hap numër telefonik për ankesa dhe parregullsi

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi (ISHSSH), që është organ i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), ka hapur numër telefonik falas, ku qytetarët mund të parashtrojnë ankesa dhe parregullsi që janë në kompetencë të ISHSSH-së.

Kompetencat e këtij inspektoriati janë në sferën e mbrojtjes sanitaro-higjienike dhe epidemiologjike; mbikëqyrjen e zbatimit të masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse nga objekte që janë nën kompetencë të ISHSSH-së; indikacionet epidemiologjike në objektet e prodhimit dhe shitjes së ushqimeve; kompetenca për siguri të mjeteve për përdorim të gjërë si lojra për fëmijë, mjete për pastrim, prodhime kozmetike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, në kompetencë të inspektoriatit bien edhe plotësimi i kushteve për kryerje të veprimtarisë në objekte të aspektit sanitar dhe inspektimit shëndetësor; kushtet sanitare-higjienike në objekte, hapësira, pajisjet dhe mjetet tjera ku kryhet veprimtari shëndetësore dhe veprime në sferën e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale, sportit dhe rekreacionit, transporti publik, hotelieri, turizëm.


Në sferën e shëndetësisë, Inspektoriati mbikëqyr realizimin e të drejtës së mbrojtjes shëndetësore, sigurimit shëndetësor, kryerjen e veprimtarive shëndetësore, respektimin e orarit të punës në shtëpinë e shëndetit, ndërprerje të shtatzanisë, të drejtat e pacientëve, mënyrën e procedimit me mbeturinat mjekësore, etj.

Numri telefonik për ankesa dhe parregullsi është 080025555. /Telegrafi/