Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka qëndruar sot në Prishtinë ku u prit nga homologu i tij, Behgjet Pacolli.
Por edhe pse ishte paralajmëruar një konferencë e përbashkët në mes të ministrit grek dhe Pacollit ajo nuk u mbajt.
MPJ ka dërguar një komunikatë për media me anë së cilës njofton edhe për temën e takimit në mes të Kotzias dhe Pacollit.
Siç thuhet në komunikatë, ministri Pacolli ka bërë thirrje Greqisë që ta mbështes Kosovën në procesin e anëtarësimit në UNESCO, INTERPOL.
“Ne duam praninë e investitorëve dhe mallrave greke në Kosovë’’, ka bërë thirrje Pacolli.
Ai bëri thirrje për heqjen e pengesave në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve kosovarë në Greqi. Ministri Pacolli vlerësoi punën e bërë nga diplomatët grekë në krye të misionit diplomatik në Prishtinë, në krye të EULEX-it, ashtu dhe mbështetjen e Komisionerit Avramopulos për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kotzias e ka ftuar Pacollin që ta vizitojë Athinën. ‘’Hajdeni dhe komunikoni idetë tuaja të mrekullueshme me ndërmarrësit tanë në një forum biznesi midis dy vendeve. Të krijojmë një agjendë pozitive marrëdhëniesh, të përparojmë hap pas hapi, të mos mbetemi të burgosur të historisë’’, tha ministri grek Kotzias.
Ai ftoi Kosovën në takimet e organizatës EUROMED, të 7 vendeve të Mesdheut për të shfaqur pozicionet e veta dhe për rritur bashkëpunimin evropian.
‘’Kosova i takon rajonit dhe ne do ta ndihmojmë Kosovën, sepse ndihmojmë veten’’, tha ministri Kotzias.
Ai tha se ka respekt për përpjekjet e Kosovës në ndërtimin e një realiteti të ri në rajon dhe se e mbështet pjesëmarrjen e saj në Samitin e Sofjes. Më tej kryediplomati grek Kotzias shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, për restaurime objektesh të trashëgimisë kulturore, etj.
Kotzias është takuar edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi por që nuk dhanë ndonjë deklaratë për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles