LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian pret zbatimin e marrëveshjes për rihapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë

Bashkimi Evropian pret zbatimin e marrëveshjes për rihapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë
BRUSSELS, BELGIUM - APRIL 13 : European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini's spokesperson Maja Kocijancic speaks to media on Muhammad Kamaruzzaman's execution in Brussels, Belgium on April 13, 2015. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se “sikurse të gjitha marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), presim edhe kësaj radhe që marrëveshja për urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të zbatohet plotësisht pa pasur shtyrje (apo vonesa) tjera”.

Kocijançiq tha se rihapja e urës kryesore në Mitrovicë do të kontribuojë në lirinë e lëvizjes si dhe në pajtimin e njerëzve në të dy pjesët e qytetit.


“Sheshi ‘Mbreti Petar’ dhe rihapja e urës në Mitrovicë do të kontribuojë në lirinë e lëvizjes, takimit të njerëzve dhe përfundimisht pajtimin, ku do të përfitonin të gjithë qytetarët e pjesë jugore dhe veriore të Mitrovicës”, ka thënë Kocijançiq, për Telegrafin.

Ndryshe, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian për revitalizimin e urës kryesore në Mitrovicë ka nisur në vitin 2016, me vlerë prej 1 milion e 45 mijë euro,  në bazë të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015, në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori