LAJMI I FUNDIT:

Jason Statham lufton me peshkaqenin gjigant në filmin e ri

Jason Statham lufton me peshkaqenin gjigant në filmin e ri
(Foto: Getty Images)

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e adaptimit filmik të romanit “Meg: A Novel of Deep Terror” të autorit Steve Alten, në të cilin Jason Statham lufton me një peshkaqen parahistorik.

Filmi i titulluar “The Meg” sjell tregimin për zhytësin Jonas Taylor (që e luan Statham), i cili ndodhet përpara përbindëshit më të madh dhe më agresiv në histori të mbretërisë së kafshëve.


(Foto: Getty Images)

Taylorin e përndjek ajo që sheh, por nuk mund t’ua dëshmojë të tjerëve. Atë e etiketojnë si një të çmendur që vuan nga stresi postraumatik.

Të gjitha lajmet për Jason Statham
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Jason Statham

Për këtë arsye, protagonisti vendos të kthehet në thellësitë e Oqeanit Paqësor për t’u përballur me tmerrin më të madh.

Jon Turteltaub e ka bërë regjinë, ndërsa skenarin e kanë përshtatur Dean Georgaris, Jon Hoeber dhe Erich Hoeber.

(Foto: Getty Images)

Regjisori Turteltaub është i njohur për realizimin e filmave, si  “National Treasure” e “The Sorcerer’s Apprentice”.

Krahas Stathamit në filmin aksion fantastiko-shkencor luajnë edhe Li Bing-Bing, Cliff Curtis, Rainn Wilson, Ruby Rose, Winston Chao, Page Kennedy, Jessica McNamee, Olafur Darris Olafsson, Sophia Shuya Cai e Masi Oka.

Filmi “The Meg” do të nisë shfaqjen nëpër kinema në gusht të këtij viti. /Telegrafi/