LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët bëjnë përgjegjës AUV-në për rrezikim të konsumatorëve

Qumështarët bëjnë përgjegjës AUV-në për rrezikim të konsumatorëve

Shoqata e Qumështoreve kanë shprehur zhgënjimin e madh me mosveprimin e institucioneve kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe të prodhimit vendor, duke thënë se në krye të përgjegjësisë qëndron Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

Në një deklaratë për media, qumështarët e Kosovës thonë se kanë njoftuar në vazhdimësi AUV-in lidhur me problemet në fushën prodhimtarisë së qumështit dhe rreziqeve për konsumatorët, si dhe duke ofruar fakte mbi shkeljet flagrante që kanë ndodhur në këtë sektor.

Qumështarët rikujtojnë AUV se kanë dërguar për analizë në Institutin për Mjekësi Veterinare në Shkup disa produkte me deklarim mashtrues dhe me rezultatet brengosëse të këtyre analizave është njoftuar opinioni dhe AUV-në qysh në janar të vitit 2017.


Po ashtu, është hartuar një listë me produktet me deklarim të rrejshëm qofshin ato vendore apo nga importi e që gjenden në raftet e marketeve kosovare, si dhe janë ofruar dëshmi se në Kosovë ka importe të mëdha të vajit të palmës, i cili përfundon i përzier me produktet e qumështit.

Për më tepër, qumështarët thonë se kanë ngritur shqetësimin për përdorimin substancave tjera të rrezikshme në produkte të qumështit, sikurse janë proteinat me modifikime gjenetike dhe është bërë kallëzim penal ndaj prodhuesve të papërgjegjshëm dhe AUV-së në mënyrë që të nxisim veprimin e këtyre të fundit.

Përkundër gjithë kësaj, sipas qumështarëve, AUV ka heshtur duke anashkaluar të gjitha faktet dhe me këtë sipas tyre, ky institucion ka lejuar rrezikimin e vazhdueshëm të shëndetit të konsumatorëve dhe dëmtimin e prodhuesit serioz vendor.

Qumështarët konsiderojnë se AUV me heshtjen e vet është vënë në mbrojtje të prodhuesve dhe importuesve që po mashtrojnë konsumatorin me prodhime të rrezikshme për më shumë se një dekadë, ndërsa AUV gjatë vitit 2017 ka marrë mostrat e produkteve të qumështit nga të gjithë prodhuesit vendor dhe i ka dërguar ato për analizë, ndërsa rezultat e këtyre analizave i ka mbajtur gjithnjë të fshehta.

“AUV po tregohet jotransparent, njëjtë siç është edhe rasti i mishit të prishur. Duke parë mungesën e vullnetit të AUV-së, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme në këtë drejtim, në mënyrë që të dilet nga kjo gjendje tepër e rëndë në sektorin e qumështit”, thuhet në deklaratë.

Qumështarët përkujtojnë se rrezikshmëria e përdorimit të vajit të palmës është vërtetuar edhe nga Agjencioni Evropian për Siguri Ushqimore EFSA, i cili ka ardhur në përfundim se përdorimi i tij është kancerogjen dhe gjenotoksik.

Ndryshe, sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në vendin tonë janë importuar më shumë se 800 mijë kilogramë vaj palme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori