Të huajt e Bashkimit Evropian (BE) nuk kanë në Gjermani të njëjtën mbrojtje si qytetarët gjermanë. Gjermania lejohet të ekstradojë në vende të treta qytetarë të shteteve të BE. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg.
Një italian u arrestua në Gjermani, në një ndalim tranzit në fluturimin e tij nga Nigeria në Itali. Mbi bazën e një marrëveshjeje përkatëse ai iu dorëzua SHBA. Atje e kërkonin për shkelje ligjore të së drejtës së karteleve dhe më vonë e dënuan me gjobë dhe me dy vjet heqje lirie.
Kushtetuta gjermane përmban një ndalim ekstradimi për qytetarë gjermanë. Ata nuk lejohet të ekstradohen në shtete të treta jashtë Bashkimit Evropian. Prandaj italiani kërkoi një dëmshpërblim nga Gjermania. Ai argumenton se ndalimi i ekstradimit në ligjin themelor gjerman duhet të vlejë edhe për qytetarë të BE, përndryshe do të shkelej klauzola e ndalimit të diskriminimit në BE.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi ndryshe. Sipas së drejtës së Bashkimit Evropian, një shtet i BE lejohet t’i trajtojë shtetasit e vet ndryshe nga shtetasit e shteteve të tjera anëtare të BE, tha Gjykata. Kjo vërtet që e kufizon lirinë e lëvizjes brenda BE, por është legjitime, për të ndjekur veprat penale dhe për t’i ndëshkuar ato.
Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë bëri të qartë se shteti i origjinës duhet të ketë me përparësi mundësinë që ta “kërkojë për vete” me anë të një fletëarrestimi evropian shtetasin e vet. Në rastin e italianit, drejtësinë italiane vërtet që e informuan, por Italia nuk nxorri urdhër arresti. Ekstradimi në SHBA në këtë mënyrë qe në përputhje me ligjin. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova