Një adoleshent nga Alabama e SHBA-ve është dënuar me 65 vite heqje lirie për shkak të një seri krimesh, përfshirë vrasjen që nuk e ka kryer.
Lakeith Smith, 18-vjeç, nga Montgomery, është dënuar sipas ligjit për përgjegjësinë e bashkëpunëtorit. Sipas këtij ligji, personi mund të dënohet për vrasje nëse krimin e ka kryer një bashkëpunëtor i ndjerë, transmeton Telegrafi.
Sa i përket adoleshentit Smith, ai në vitin 2015 ishte munduar ta plaçkit një shtëpi së bashku me A’Dontea Washington, 16-vjeç, kur para tyre u shfaq një polic i cili shtiu me armë në drejtim të tyre dhe vrau Washingtonin.
Smith dhe Washington ishin pjesë e një grupi prej pesë personave që kishin plaçkitur dy shtëpi në Millbrooke, rreth 16 kilometra në veri të Montgomery.
Në momentin që ishte shfaqur policia, kishin filluar të shtënat. Në videot e filmuara nga kamerat e policisë shihet se si Washington i vërsulet policisë, të cilët i kundërpërgjigjen duke e qëlluar për vdekje adoleshentin.
Smith është dënuar të enjten e kaluar me 65 vite burg, 30 për vrasje dhe 15 për plaçkitje dhe dy herë nga 10 vjet për vjedhje. Por, edhe pse Smith ishte i mitur kur ka ndodhur incidenti, ai është dënuar sikur të ishte i rritur. Ai gjatë muajit shkurt kishte refuzuar kërkesën që të dënohet me 25 vite.
“Polici kishte vrarë A’Dontea, e jo Lakeith Smith. Lakeith ka 15 vjeçar, thjesht një fëmijë i frikësuar për vdekje. Ai nuk ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, që qoi në vdekjen e A’Dontea. Ai kurrë nuk e ka qëlluar dikë”, ka deklaruar avokatja e adoleshentit Jennifer Holton gjatë gjykimit.
Por, Smith ishte parë duke qeshur gjatë seancës së mbajtur.
“Mendoj se nuk do të qesh gjatë kur edhe do të dërgohet në burg. Jemi të kënaqur me verdiktin”, ka deklaruar ndihmës prokurori K.J. Robinson.
Tre pjesëtarët e tjerë të grupit që kanë kryer plaçkitjet kanë deponuar ankesat e tyre. Njëri është dënuar me 28 vite heqje lirie, derisa dy tjerët ende nuk janë dënuar.
Sa i përket policit nga Millbrooke që kishte vrarë Washingtonin, gjykata qysh në vitin 2016 e kishte liruar nga akuzat, duke pretenduar se ka pasur arsye të fort kur ka reaguar ndaj adoleshentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri