LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Morinë i dënuari me 11 vjet burg për mashtrim

Arrestohet në Morinë i dënuari me 11 vjet burg për mashtrim

Një 31-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim pasi është dënuar për mashtrim me 11 vjet burg është arrestuar në Morinë.

Sipas burimeve policore Arban Kishta u kap në dalje të Morinës gjatë përpunimit të dokumentacionit, ku në sistemin TIMS rezultoi person në kërkim.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr. 870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale ‘Mashtrimi kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal. Shtetasi Arban Kishta, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Kukësit. /Top Channel /Telegrafi/