Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit Thaçi, të bëra sot në përvjetorin Betejës së Koshares, tha se “Serbia po bën politikë paqeje e jo të pushkës dhe armëve”. Ndaj deklaratave të Thaçit kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë serbë.
“Nuk më pëlqen të merren me pushkë dhe me armë, si Thaçi. Le ta bëjë ai. Por, nuk e shkatërruan pushkët e Thaçit Serbinë, por disa avionë. Dhe e jona është të bëjmë politikë të paqes”, u tha Vuçiq gazetarëve në Mostar, raporton ‘Al Jazeera”, përcjell Telegrafi.
Thaçi tha sot se ndaj kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjen në të njëjtën mënyrë, si 19 vjet më parë.
“Edhe sot Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida. Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit, por edhe sot nga Kosharja përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo tjetër”, tha Thaçi, në manifestimin e 19-vjetorit të Betejës së Koshares.
Sipas presidentit serb, me kujdes duhet të lexohet deklarata e Thaçit, ku thotë se “19 vjet më parë është hequr përgjithmonë kufiri mes dy vendeve të popullit shqiptar”.
“Duhet të pyesni disa nga komuniteti ndërkombëtar se çfarë ata mendojnë ata dhe nëse për këtë shkak është sulmuar Serbia në vitin 1999”, tha Vuçiq.
“Le të thonë çfarë të donë ata… Unë të tregoj heroizëm dhe të tregojë kush është më i fortë … Kjo as nuk më shkon ndërmend”, tha Vuçiq.
Deklarata e presidentit të Kosovës sot nxiti reagime edhe nga zyrtarët tjerë serbë.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se shpreson që BE dhe NATO do të dënojnë zëshëm deklaratat e Thaçit, që thërrasin për konflikt të ri.
Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se deklaratat e tilla ndjellin urrejte dhe luftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?