LAJMI I FUNDIT:

Lenjani vazhdon të jetë vendimtar për Sionin, tjetër asistim në fitoren e madhe te Lausanne

Lenjani vazhdon të jetë vendimtar për Sionin, tjetër asistim në fitoren e madhe te Lausanne

Ermir Lenjani vazhdon të jetë njëri nga futbollistët shqiptarë më në formë.

Mbrojtësi i majtë po shkëlqen me fanellën e Sionit në Superligën e Zvicrës.


Si gjithmonë kamenicasi e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij ndaj Lausannes ku Sion mori fitore të vlefshme 0-2.

Meritat më të mëdha për këtë fitore i ka pikërisht Lenjani falë asistimeve të tij.

Fillimisht në minutën e 53-të, asistoi për mrekulli për Cunhan ku u ndalua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë dështoi Carlitos, por në topin e kthyer braziliani shënoi për 0-1.

Nëntë minuta para fundit të ndeshjes, Lenjani asistoi në mënyrë perfekte për Carlitos i cili shënoi golin e fitores 0-2.

Sioni pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e fundit në tabelë por tani me 28 pikë të tubuara, tri më pak se rivalët për mbijetesë Lausanne, Thun dhe Lugano.

Ndërkohë Lenjani ka arritur të shënoj dy gola në kampionat dhe të bëjë pesë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori