LAJMI I FUNDIT:

Conte i frustruar me dështimin për të mposhtur West Hamin

Conte i frustruar me dështimin për të mposhtur West Hamin

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, është shprehur i frustruar pas barazimit 1-1 në Stamford Bridge ndaj West Hamit.

Blutë dominuan kundërshtarët në një të dielë pasdite në derbin londinez, por dështuan të arkëtojnët ri pikët.

Conte sqaroi disfatën duke vënë në pikëpyetje dëshirën e e lojtarëve të tij për të kapitalizuar nga kontrolli total i lojës.


“Është e vështirë për t’u sqaruar kjo”.

“Ne dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë, shumë raste shënimi, por nuk shënuam dhe kjo sqaron sezonin tonë”.

“Ne kemi pasur paraqitje të mira gjithë sezonin, por duhet të shënojmë gola. Kjo nuk është hera e parë që na ndodh një gjë të tillë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Kur qëndroni në këtë pozitë në tabelë, do të thotë se keni një problem”.

“Nevojitet dëshirë për të shënuar golin e dytë, të tretë dhe të katërt”, potencoi Conte për Sky Sports. /Telegrafi/