LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa ribashkohet me Isaac Carew pas ndarjes nga Paul Klein?

Dua Lipa ribashkohet me Isaac Carew pas ndarjes nga Paul Klein?

Duket se Dua Lipa ka thyer “rregullat” e saj personale duke ju rikthyer një dashurie të vjetër.

Këngëtarja shqiptare sipas mediave në Britani të Madhe i është kthyer lidhjes së saj Isaac Carew vetëm muaj pasi ishte ndarë nga frontmeni i grupit “LANY”, Paul Klein.


Dua dhe Isaac janë ribashkuar, Foto: Getty Images

Këngëtarja thuhet se ka shkëmbyer mesazhe me ish të dashurin e saj dhe dyshja duket të jenë mjaft seriozë për romancën e tyre.

Modeli dhe personazhi televiziv Carew nga ana tjetër ka preferuar që kontaktin ta mbajë larg prej syrit të mediave.

Dyshja besohet se kanë kaluar shumë kohë së bashku që prej ndarjes së Duas nga 29 vjeçari Klein, me një burim që parashikon një lidhje serioze për çiftin.

Edhe Calvin Harris ka kërkuar takim me Duan, Foto: Getty Images

“Gjërat po nxehen shumë mes Duas dhe Isaac, ai është përreth saj tash e sa kohë. Ata kanë një lidhje të fortë”, u shpreh burimi për Mirror.

Dua dhe Isaac u ndanë shkurtin e vitit të kaluar pas një lidhje dy vjeçare, por filluan që t’i rikthehen lidhjes së tyre edhe një herë këtë vit.

Mediat në Britani besojnë se Dua është joshur edhe nga Calvin Harris, me këtë të fundit që madje e ftoi për një takim pas Brit Awards, por ai përfundoi duke i bërë një këngë këngëtares nga Prishtina, pa pasur ndonjë gjë romantike me të.

Ish i dashuri i Duas, Paul Klein

Tabloidet rikthimin e Duas me Isaac e konsiderojnë një vendosje të rregullave të reja për Duan, pasi vet ajo i këndoi kundër një ribashkimi me ish të dashurin në superhitin “New Rules”.

Përkundër jetës së saj private mjaf intensive, Dua po shënon suksese në aspektin muzikor.

Ajo pati një vit fantastik, duke rrëmbyer dy çmime në Brit Awards. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori