LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksione ndaj oligarkëve dhe zyrtarëve të lartë rusë

SHBA sanksione ndaj oligarkëve dhe zyrtarëve të lartë rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione për dhjetëra individë dhe entitete të Rusisë, në mesin e të cilëve shtatë oligarkë dhe 17 zyrtarë të lartë të vendit.

Ndëshkimet paraqesin një hakmarrje për atë që cilën Washingtoni e quan si aktivitete gjithnjë e më të dëmshme të Moskës, nisur nga aneksimi i Krimesë, duke vazhduar me mbështetjen e vazhdueshme që ja jep regjimit sirian, përfshirë edhe përpjekjet e saj ‘për të shkatërruar demokracitë Perëndimore dhe aktivitetet keqbërëse kibernetike’.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në deklaratën ku njoftoi për masat e ndërmarra të SHBA-ve, tha se qeveria ruse vepron për një përfitim jo të barabartë të oligarkëve dhe elitave qeveritare.


“Oligarkët dhe elita ruse, të cilët përfitojnë nga ky sistem i korruptuar, nuk do të mund të fshihen për të shmangur pasojat e aktiviteteve destabilizuese të qeverisë së tyre”, tha Mnuchin.

Sanksionet e shqiptuara të premten, përfshijnë disa nga njerëzit më të pasur të Rusisë, mes tyre manjatët e energjisë, Vladimir Bogdanov dhe Oleg Deripaska. Sanksione u janë shqiptuar edhe oligarkëve Suleiman Kerimov, financues rus i afërt me presidentin Vladimir Putin, drejtorin në sektorin e naftës, Igor Rotenberg, drejtorin Ekzekutiv në sektorin e Energjisë, Kirill Shamalov, biznesmenin miliarder rus Andrei Skoch, si dhe ish dhëndrin e Putinit, Kirill Shamalov.

Përveç individëve, SHBA-të kanë vendosur sanksione edhe mbi 12 kompani ruse, të cilat drejtohen nga shtatë biznesmenë.

Për sa u përket qeveritarëve të vendosur në listën amerikane të sanksioneve ndodhen Andrey Akimov, kryetar i Gazprombank në pronësi të shtetit dhe anëtari i bordit të Gazprom Neft, Sergey Fursenko.

Sanksionet ndalojnë individët nga SHBA-të të bëjnë biznes me entitetet dhe personat e sanksionuar rusë, pasuria e të cilëve është ngrirë në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori