LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pres që të mërkurën deputetët të diskutojnë për votëbesimin e qeverisë

Mickoski: Pres që të mërkurën deputetët të diskutojnë për votëbesimin e qeverisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot ka deklaruar se gjatë ditës partia e tij do të dorëzojë kërkesën për interpelancë të Qeverisë në Kuvend, ndërsa pret që votimi për besimin e qeverisë të ndodhë të mërkurën.

“Shpresoj që e mërkura do të jetë dita kur do të kemi mundësi të argumentojmë pozicionet tona. Kështu është sipas Rregullores. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i qeverisë dhe të shohim se si më tej do ta zhillojmë Maqedoninë. Të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka që shkon me to”, tha Mickoski gjatë liturgjisë në kishën “Shën Klimenti i Ohrit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sa i përket takimit të liderëve për çështjen e emrit, Mickoski tha se akoma nuk është caktuar data, koha dhe vendi për këtë takim, por pret që ai të mbahet fundjavën e ardhshme pas festave, gjegjësisht pas interpelancës dhe raundit të ri të bisedimeve mes shefave të diplomacisë së dy vendeve./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori