Greva e përgjithshme në arsim do të fillojë më 13 prill (të premten e ardhshme). Ky vendim i Sindiakatës Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) është i pakthyeshëm pavarësisht përpjekjeve nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit që t’i bindin për të kundërtën.
Drejtuesit e SBASHK-ut kanë thënë se greva e paralajmëruar do të mbahet pasi që pasi që Qeveria e Kosovës ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për në Kuvendin e Kosovës projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për KosovaPress se duke parë se asgjë nuk po ndërmerret që ky projektligj të procedohet në Kuvend, greva do të vazhdojë ashtu siq edhe është paralajmëruar.
“Kjo grevë fatkeqësisht nuk do të jetë sikur këto të parat, një orëshe, dy orëshe apo një ditore, por do të jetë një grevë në kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e kërkesave. Dhe unë po them kërkesë sublime e SBASHK-ut për të cilën jemi edhe më së shumti në grevë është fati i pazgjedhur i ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90’ta”, tha Jasharaj.
Ai tha se nuk mund të tërhiqen nga greva pasi që Qeveria e Kosovës ka pasur kohë të mjaftueshme për ta zgjedhur këtë problem.
Jasharaj tregon se për grevën e 13 prillit nëpërmjet një shkrese zyrtare i kanë informuar të gjitha institucionet.
“Ne iu kemi dërguar shkresa zyrtare me apelin që ata të veprojnë në mënyrë që të mos vijë deri tek greve 13 prillit, ata e dinë që nëse gjendja është kështu do të ketë grevë, po e them se e keqja më e madhe është se kur të fillon greva do të ngritën në këmbë për të na fajësuar ne. Unë po them fati i ligjit për mësimdhënësit e viteve 90’ta nuk është i sotëm, kjo ecje e ngadalshme ka filluar që nga viti 2013, pra po bëhen plot 5 vite e shteti ynë nuk është në gjendje ta realizojë një obligim siç po thotë edhe kryeministri edhe të tjerët një obligim moral ndaj atyre viteve, kanë pasur kohë mjaft, por mungon vullneti dhe sinqeriteti nganjëherë i tyre”, tha ai.
Jasharaj sqaron se nga ministri i Punës Skënder Reçica është informuar se ky projektligj është parë si ngarkesë buxhetore.
“Ai na argumentoi se ashtu siç është dashur. Ai e ka bërë atë pjesën buxhetore e ka planifikuar në kornizën afatshkurtër të buxhetit. Domethënë në kuadër të Ministrisë së tij e ka paraparë si harxhime buxhetore, ngarkesë buxhetore edhe ligjin tonë, por ajo që ne po kërkojmë është që ky ligj të dal në rend dite në Qeveri dhe ajo t’ia jep dritën e gjelbër për parlament”, tha Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut thotë se Qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave të tyre pasi që greva nuk i bën mirë askujt, kur dihet se tani është afër testi PISA, dhe testet tjera me interes për nxënësit e Kosovës.
KosovaPress ka pritur me ditë të tëra për të marr një përgjigje nga zyrtarë të MASHT-it lidhur me paralajmërimet për grevën por ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e tyre.
Por ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi në një deklaratë për televizionin publik ka bërë të ditur se Ligjin për punëtorët e arsimit të viteve 90’ta e kanë dorëzuar në Qeveri, por që kanë hasur në disa probleme për shkak të buxheti.
Megjithatë ministri kërkon mirëkuptim nga SBASHK-u për të mos u mbajtur grevat pasi që ato e dëmtojnë procesin mësimor, tani kur afër është testi PISA dhe testi i Maturës Shtetërore.
“Kam pasur takim me SBASHK-un, kam kërkuar që të kemi një mirëkuptim dhe të gjejmë zgjidhje sepse jemi në një fazë më të rëndësishme, testi PISA, pastaj e kemi edhe testin e Maturës dhe do na dëmtonte vërtetë shumë çështja e grevave. Nuk ka logjikë që të futen në grevë kur ne jemi duke u përpjekur për të gjetur zgjidhje, dhe unë shpresoj që brenda një periudhe shumë të shkurtër kjo do merr rrugë zgjidhje”, ka thënë Bytyqi.
Ndryshe në shkurt dhe në mars janë mbajtur greva një ditore në arsim ku mësimdhënësit kanë kërkuar që projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 1990-1999 të kalojë për miratim në Kuvend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë