LAJMI I FUNDIT:

Fëmija 11-vjeçar i mbijetoi rënies nga shkëmbi i lartë 60 metra (Foto)

Fëmija 11-vjeçar i mbijetoi rënies nga shkëmbi i lartë 60 metra (Foto)

Një 11-vjeçar është dërguar me helikopter në spital, pasi pësoi lëndime të konsiderueshme, shkaku i rënies nga një shkëmb në Devon të Anglisë.

Shërbimet emergjente nga dy qytete fqinje, janë angazhuar menjëherë, sapo morën informatën gjatë orëve të vona të pasdites, transmeton Telegrafi.

Viktima që është vizitor nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara, është gjetur poshtë shkëmbit të lartë 60 metra dhe u largua me pajisjet speciale.


Intervenimi poshtë shkëmbit

Ai kishte thyerje në të dy këmbët, si dhe një lëndim në shpinë, por nuk ka pasoja për jetën.

Atë e kishte gjetur një burrë, që kishte dalë të shëtiste me katër fëmijët e tij. Me ta dëgjuar duke bërtitur, ai i shkoi pranë dhe u mundua ta qetësonte, ndërsa kërkoi ndihmë nga mbrojtësit e rendit.

Të lënduarin e larguan me helikopter

Familjarët e fëmijës, nuk e kishin idenë që ra poshtë shkëmbit, ndërsa përpiqeshin ta kërkonin në pjesën ku kishin qenë duke pushuar.

Pasi që gjendja tij të qetësohet, pritet të mësohet më shumë se si ra nga kjo lartësi dhe shpëtoi. /Telegrafi/