LAJMI I FUNDIT:

“Ai ishte njeri i madh. Unë isha veç e bukur”: Fotot që tregojnë historinë “Jane & Serge”

“Ai ishte njeri i madh. Unë isha veç e bukur”: Fotot që tregojnë historinë “Jane & Serge”

Këngëtarja dhe aktorja angleze Jane Birkin u takua me Serge Gainsbourgun në vitin 1968, kur ajo ishte 22 vjeçe. Ndërsa, u largua nga këngëtari dhe kompozitori i madh francez më 1980. Por, emri i saj rrallë përmendet pa u cek kjo lidhje.

Ekspozita e fotografive e quajtur “Jane & Serge” hapet në Calais. Dhe, interesimi është i madh.

“Kjo ndodhë kur je me njeri të madh”, thotë ajo. “Ai ishte i madh. Unë isha veç e bukur”.


Ajo e pranon mirë faktin se shumë nga fama e saj mbështetet te kënga “skandaloze”, te ofshamat në “Je t’aime … moi non plus”, e incizuar në vitin që u takuan e që u bë hit ndërkombëtar, por edhe i censuruar në shumë shtete.

Këngët erotike të humbura në përkthim (Foto/Video)
Lexo po ashtu Këngët erotike të humbura në përkthim (Foto/Video)

“Ishte e habitshme që të ndalohej nga Vatikani dhe nga BBC”, tha ajo. “Dhe është qesharake që orkestra e BBC-së e luante, por nuk lëshohej në ‘Top of the Pops’”.

Birkin është në gjysmë të rrugës së turneut botëror me versionin orkestral të këngëve Gainsbourgut.

“Nëse unë këndoj në Argjentinë për dy javë, kjo është për shkak të ‘Je t’aime’”.

Shumica e fotografive janë bërë nga vëllai i Birkinit, Andrew, skenarist dhe regjisor filmi, i cili kishte fotografuar motrën e tij qëkur bleu një aparat të lirë në rini. Disa foto në ekspozitë janë foto familjare e disa të revistave.

Andrew e takoi francezin e famshëm në kohën kur me të u njoh motra e tij. Ai në atë kohë punonte me Stanley Kubrickun në filmin epik për Napoleonin, projekt ky i cili nuk realizohet. Motra i shkruante të shkonte në Francë e t’i bënte shoqëri në takimet e përditshme “me një njeri të tmerrshëm” i cili po e ngacmon. Gainsbourg ishte atëherë, dhe mbetet edhe sot, gjigant në qarqet kulturore franceze, ndërsa Birkin ishte e njohur për disa role filmi – përfshirë skenën e famshme nudo te Michelangelo Antonioni.

Vëllai i saj nuk kishte partnere ose fëmijë atë kohë, ndaj i bashkohej çiftit, fëmijëve të tyre – vajzës Kate nga martesa me kompozitorin John Barry, dhe Charlottes së lindur në vitin 1971 – dhe qenve për pushime. Andrew Birkin fotografonte vazhdimisht, duke dokumentuar dreka të gjata, mbrëmje të tymosura, mëngjese të përgjumura dhe pamje pak të njohura të Gainsbourgit duke luajtur me fëmijët.

“Nuk kisha takuar asnjëherë dikë si ai. E adhuroja”, thotë Andrew Birkin.

Miqësia në trekëndësh mbijetoi shpërbërjen e marrëdhënies së motrës së tij. Ai e pa Gainsbourgun herën e fundit disa muaj para vdekjes së tij më 1991, në shtëpinë e tij në Paris, ku ende adhuruesit i bëjnë homazhe.

“Është pak e çuditshme”, thotë Jane Birkin, duke shikuar muret e veshura me fytyrën e saj të re e të ndritshme dhe tiparet e Gainsbourgut që zakonisht ishin të mbuluara me tym të cigareve, “duket si të jem e vdekur”.

Ajo u largua nga Serge sepse melankolia dhe alkooli e bënë të pamundur jetë me të, por mbetën shokë të mirë deri në vdekjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
ME U ZGJUE

ME U ZGJUE

Poezi
Kalo në kategori