LAJMI I FUNDIT:

Bajram Hasani: Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit është e lartë (Video)

Bajram Hasani: Taksa e vendosur në Rrugën e Kombit është e lartë (Video)

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Përballje”, ka thënë se ministria që e udhëheq është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

Hasani, duke komentuar taksën e vendosur në Rrugën e Kombit, tha se mund të ndikojë tek bizneset dhe se kjo taksë prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë, sepse ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë të lartë…Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes……Ne duhet edhe autostradës tonë t’i vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksë të lartë”, ka thënë Hasani.


Më tej Hasani ka theksuar se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri.

“Ka deklarime por nuk veprime konkrete”, ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovar që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro. 

Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)
Lexo po ashtu Shqipëria nga Rruga e Kombit për çdo vit do të përfitojë miliona euro (Video)

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës, Hasani ka thënë se kjo ministri  është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

“Si ministër edhe kam me punu shumë, dhe jam fokusu që t’ju ndihmohet prodhuesve vendor, jemi duke punu me lehtësira që mbështet prodhimet edhe kam me i përdor të gjitha mekanizmat”, tha ai.

Sipas Hasanit, nëse mbështeten prodhuesit vendor do të rritet edhe puna edhe zhvillimi edhe eksporti i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ekonomi
Kalo në kategori