Me riaktivizimin e Ekipit menaxhues, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e duhur në drejtim të përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se “drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Por, përfaqësuesit e Listës Serbe dhe autoritetet e Beogradit e kanë cilësuar të papranueshme këtë nismë të Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesit e Listës serbe kanë theksuar se Ekipi menaxhues duhet të jetë i përbërë prej katër përfaqësuesve serbë dhe se nisma e Qeverisë është “pa ndonjë dëshirë që marrëveshja e Brukselit të realizohet konkretisht”.
Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina “dëshiron ta formojë Bashkësinë, e cila do të ngjante në diçka boshe”. “Ne dëshirojmë Bashkësinë e komunave serbe, e cila do të ketë fuqi esenciale”, ka thënë Gjuriq.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë e vlerëson nismën e Qeverisë së Kosovës për draftimin e statutit të Asociacionin, duke thënë se kjo do të bëhet në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, gjë që qëndron edhe në marrëveshjen e Brukselit, të gushtit të vitit 2015. Kundërshtimet e Listës Serbe dhe të autoriteteve të Beogradit, ai i vlerëson si politike dhe jo substanciale, për shkak se në këtë fazë askush nuk e di saktësisht se çfarë do të përmbajë dokumenti.
“Sa i përket Kosovës, karshi Brukselit dhe bashkësisë ndërkombëtare, ne po i kryejmë obligimet tona që i kemi marrë. Ndërsa, kundërshtimi i serbëve duhet të jetë konkret dhe në pikat që do të miratohen. Në këtë moment, kundërshtimi është vetëm për sa i përket parimit dhe iniciativës, sepse ata thonë që ‘ne dëshirojmë që të bëhet në bazë të marrëveshjes së Brukselit’. Mirëpo, kur të bëhet dokumenti, do të shihet se a është në frymën e Brukselit dhe në parimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse unë mendoj që kjo është e mundur”, tha Tahiri.
Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se kundërshtimi i Listës serbe dhe i Beogradit zyrtarë lidhur me nismën e Qeverisë së Kosovës është joparimor. Sipas tij, në vet marrëveshjen e Brukselit, qëndron qartë se pasi që marrëveshja të arrihet, ajo shkon në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e saj nëse është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. E njëjta gjë, siç thotë ai, vlen edhe për statutin e Asociacionit.
“Zgjidhjet e tilla, pikërisht flasin se e gjithë kjo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pra, ekspertët serbë që kanë qenë në Bruksel, thjesht, duhet thënë se kanë qenë të paaftë ose joprofesional, sepse është dashur menjëherë ta shohin se për çka bëhet fjalë. Bashkësia e komunave serbe, pavarësisht se kurdo që do të nisë, ajo do të jetë gjithmonë në një proces të rishikimit se a është apo jo në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha Nojkiq.
Ai ka shtuar se edhe ultimatumi nga Lista Serbe se në rast se Qeveria e Kosovës nuk e formon Asociacionin deri më 20 prill, do ta themelojë vetë atë, është qasje e gabuar, e cila mund të sjellë një varg komplikimesh.
“Mirë pra, si do të funksiononi ju? Si do të financoni dhe si do të qarkullohen paratë? Kjo është esenca, cilat do të jenë kompetencat tuaja”, ka ngritur pikëpyetjet Nojkiq.
Ndërkaq, politologu Tahiri shpreh mendimin se veprimi i njëanshëm eventual nga Lista Serbe për formimin e Asociacionit, do të kishte pasoja për vetë procesin.
“Nëse do të ketë nga Lista Serbe tentativë që ta themelojë vet Asociacionin, atëherë do të bllokohet procesi dhe do të zvarritet disa vjet. Unë mendoj që nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa, se a do të ketë kompetenca ekzekutive apo jo, në marrëveshje shkruan se do të ketë mbikëqyrje të kompetencave dhe koordinim. Tash, sa konsiderohen që janë ekzekutive ose jo, varet, kur të bëhet dokumenti themelor dhe final”, tha Tahiri.
Sidoqoftë, më herët zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe nga institucionet legale të Kosovës. Siç kanë theksuar ata, çdo iniciativë e njëanshme do të jetë e dënuar për dështim. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite