Çështja e pjesëmarrjes së Kosovës kishte vënë në pikëpyetje Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Sofje të Bullgarisë.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i kishte thënë homologut të tij, Boyko Borissov, se ai mund të mos shkonte nëse pjesëmarrës ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Bullgaria, si kryesuese e radhës e Këshillit të BE-së, ka vënë prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe për këtë ka organizuar samit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Konteksti me Spanjën është pasqyruar këtë javë edhe në mediat e Bullgarisë, por edhe në ato të Brukselit.
Në publik u plasuan madje edhe shumë “fake news” lidhur me këtë çështje, nga ato se samiti nuk do të mbahej fare e deri te mungesa e ftesës për Kosovën që të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Por, sot është sqaruar se samiti do të mbahet dhe se Kosova do të marrë pjesë aty.
KosovaPress ka siguruar ftesën e Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë si kryesuese, për pjesëmarrje në këtë samit për presidentin Thaçi, e cila mban datën e 23 marsit 2018.
Kjo ftesë shihet se është nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov. Bullgaria, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së, do të presë në muajin maj udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në mesin e shteteve të BE-së, Republikën e Kosovës nuk e njohin ende pesë shtetet anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Arsyeja kryesore pse këto shtete nuk e njohin Kosovën është frika që kanë nga separatizmi në territorin e tyre. Megjithatë, përveç Spanjës, shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e përkrahin perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e pjesëmarrjen në organizata dhe forume ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze