LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se nuk e ka ditur për pagesën që i është bërë aktores Stormy Daniels që të mos flasë

Trump thotë se nuk e ka ditur për pagesën që i është bërë aktores Stormy Daniels që të mos flasë
(Foto: Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk e ka ditur që avokati i tij, Michael Cohen, ia ka dhënë 130.000 dollarë aktores pornografike, Stormy Daniels, disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Cohen ka treguar më herët se ylli i filmave për të rritur kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë për të mos folur në lidhje me aferën seksuale me Trump dhe për këtë është paguar 130.000 dollarë.


(Foto: Getty Images)

Sipas raportimeve të mëhershme, miliarderi amerikan ka kryer marrëdhënie seksuale me Stormyn në vitin 2006 dhe në vitin 2007.

Stormy Daniels thotë se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia me Trump
Lexo po ashtu Stormy Daniels thotë se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia me Trump

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është pyetur nga gazetarët se ka qenë në njohuri për pagesën e bërë nga avokatët e tij, ndërsa përgjigja e Trump ishte e shkurtër: “Jo”.

Presidenti i SHBA-ve pastaj ka shtuar se duhet ta pyesnin avokatin e tij për të mësuar se pse e ka nënshkruar çekun gjashtëshifror.

(Foto: Getty Images)

Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Gregory Clifford, dëshiron që ta shfuqizojë marrëveshjen, duke qenë se në të mungon nënshkrimi i Trump.

Ndërkohë, ajo është kërcënuar me padi miliona dollarëshe nga përfaqësuesit e presidentit amerikan për shkak të shkeljes së marrëveshjes.

(Foto: Getty Images)

Para disa javësh, ylli pornografik kishte rrëfyer momentet e aferës me Donald Trump që kishin ndodhur pasi Melania kishte sjellë në jetë djalin Baron. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori