LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kemi marrë mbështetje nga Socialdemokratët e Evropës për liberalizimin e vizave

Limaj: Kemi marrë mbështetje nga Socialdemokratët e Evropës për liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga Socialdemokratët e Evropës në rrugën e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Limaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ka marrë mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Mbështetje në këtë proces, sipas Limajt ka ofruar edhe eurodeputeti i njohur nga partia SDP, Knut Fleckenstein.


Postimi i plotë i Limajt:

Sot në Tiranë vazhdoi punimet konferenca e nisur një ditë më parë në Podgoricë e cila është organizuar nga Partitë Socialdemokrate evropiane.

Në këtë takim kam marr mbështetje nga presidenti i partive socialdemokrate evropiane, ish kryeministri i Bullgarisë, Sergei Stanishev në procesin e liberalizimit të vizave.

Presidenti i PES-it deklaroi se e mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave si dhe do të angazhohet që të gjithë deputetët socialdemokrat të partive simotra anekënd Evropës të punojnë që Kosova të marrë sa më shpejtë liberalizimin e vizave.

Stanishev u zotua se në çdo vend ku udhëheqin me qeverinë partitë Socialdemokrate Evropiane do të angazhohen në këtë drejtim.

Mbështetje në këtë proces ka ofruar edhe eurodeputeti i njohur nga partia SDP, Knut Fleckenstein, i cili tha se BE do ta kryejë detyrën karshi Kosovës për liberalizim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori