LAJMI I FUNDIT:

Leventis: Qeveria greke duhet të bëjë trysni për heqjen e termit “Maqedonia”

Leventis: Qeveria greke duhet të bëjë trysni për heqjen e termit “Maqedonia”

Lideri i partisë opozitare greke, Lidhja e centralistëve, Vassilis Leventis, aludon që nuk do të ketë lëshime nga pozita kundër një emri kompleks duke përfshirë edhe termin “Maqedonia” dhe në të njëjtën kohë i bën thirrje Qeverisë greke që të ushtrojë trysni ndaj Shkupit për të ndryshuar qëndrimin mbi çështjen e emrit, njoftoi agjencia greke ANA-MPA, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Leventis u takua me kreun e diplomacisë greke, dhe takimi u mbajt në një klimë shumë të mirë.

Sipas korrespondentit të AIM-së në Athinë, Leventis pas takimit me Kotzias tha se Lidhja e Centralistëve mbetet besnik ndaj pikëpamjeve të tyre dhe nuk do të votojë në Kuvend për një marrëveshje përfundimtare me emrin me termin “Maqedonia”.


“Zoti Kotzias beson se nëse shkupjanët bëjnë edhe disa lëshime, me siguri do të gjendet zgjidhje. Sigurisht, kur mendoj zgjidhje, mendoj që termi Maqedoni të mbahet. Dhe këtë e thotë pa turp, thotë se jemi shtet i madh dhe nuk kemi pse të frikësohemi nga një shtet më i vogël, nga Shkupi. Por, unë ju përgjigja se Turqia është dhjetë herë më e madhe se Greqia, me çka është e njëjta logjikë. Turqia duhet të bëjë çka të dojë, ndërsa ne të fshihemi nga Turqia”, tha Leventis pas bisedës me shefin e diplomacisë greke./Telegrafi/