Bashkimi Evropian ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë përmes një komunikate se “arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve, që kanë jetuar ligjërisht në Kosovë, ngrit pyetje për respektimin e procesit të rregullt gjyqësor”.
“Sundimi i ligjit është parim thelemor i Bashkimit Evropian. Në përputhje me vendosshmërinë për të ndërtuar një të ardhme të lirë dhe demokratike, siç edhe përcaktohet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të gjitha veprimet e institucioneve lokale të Kosovës janë të lidhura me respektimin e sundimit të ligjit dhe promovimit të të drejtave universale dhe lirive themelore të njeriut. Procedurat arbitrare lidhur me arrestimin, ndalimin apo azilin janë kundër këtyre parimeve”, është thënë në deklaratë.
Tutje në deklaratë thuhet se pavarësisht të drejtës së Turqisë për të kuptuar detajet lidhur me tentimet e dështuara për grushtshtet më 2016, gjykimi i drejtë duhet të respektohet për secilin.
“Sa i përket Turqisë, ne e kuptojmë se ky vend ka nevojë për të sjellë para drejësisë përpjekjet për gushtshtet më 15 korrik mirëpo çdo keqbërje e supozuar lidhur me këtë proces duhet të jetë subjekt i normave ndërkombëtare kur kërkohet ekstradimi. Duhet të respketohet e drejta e secilit për gjykim të drejtë. Si një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe si anëtar i Këshillit të Evropës, Turqia tashmë ka nënshkruar këto parime”, ka deklaruar Kocijançiq përmes deklaratës, transmeton REL.
Më 28 mars, është bërë e ditur se autoritetet e Kosovës kanë arrestuar dhe deportuar drejt Turqisë pesë punonjës të Institucionit Arsimor Gulistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, si dhe një mjek turk.
Krerët më të lartë shtetërorë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për një hap të tillë.
Pak kohë pas njoftimit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga pozita ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët