LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM paralajmëron protestë të madhe popullore në maj

OBRM-PDUKM paralajmëron protestë të madhe popullore në maj

Lideri i partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickosi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë paralajmëroi protestë të madhe popullore në muajin maj.

“Paralajmërojmë protestë në të cilën OBRM-PDUKM do të shprehë të gjitha mospajtimet e saj me politikat aktuale të zbatuara nga shumica parlamentare e udhëheque nga LSDM-ja. Presim që deri atëherë OBRM-PDUKM do të përfundojë procesin brendapartiak të riorganizimit të brendshëm. Nuk presim nga kjo Qeveri, absolutisht asgjë, në të kundërtën, presim vetëm procese retrograde. Për këtë protestë presim përkrahje masovike nga qytetarët, që qytetarët të qëndrojnë pranë OBRM-PDUKM-së dhe politikave që ofron ajo”, tha Mickoski.

Protesta e madhe popullore do të organizohet para Qeverisë, si rezultat i, siç tha Mickoski, të gjitha politikave të gabuara që i ndërmerr Qeveria aktuale./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori