LAJMI I FUNDIT:

Veseli i shqetësuar me deklaratat e Erdoganit: Nuk i nënshtrohemi presioneve të jashtme

Veseli i shqetësuar me deklaratat e Erdoganit: Nuk i nënshtrohemi presioneve të jashtme

Një ditë pas deklaratave kërcënuese të presidentit turk Rcep Tayyip Erdogan, në adresë të kryeministrit të Kosovës , Ramush Haradinaj, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,  duke thënë se ndjehet i befasuar dhe i shqetësuar nga deklaratat e presidentit turk.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar si shqetësuese deklaratat e Erdoganit, pasi ato, sipas tij, vijnë nga një vend mik i Kosovës.


Postimi i plotë i Veselit:

“Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq.

Këto deklarata janë shqetësuese, sepse vijnë nga lideri i një vendi mik, mbështetja e të cilit shtet është dëshmuar në vazhdimësi para dhe gjatë gjithë ekzistencës së shtetit tonë. Andaj, deklarimet e tilla nuk i kontribuojnë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit te ndërsjellë, për çka vendi ynë ka qenë dhe është i përkushtuar.

Veprimet e institucioneve të Republikës se Kosovës janë sovrane dhe si të tilla nuk mund t’u nënshtrohen presioneve të jashtme. Në këtë drejtim, edhe marrja në përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurisë është çështje e brendshme dhe në diskrecion të lidershipit të Kosovës.

Republika e Kosovës do të vazhdojë pa kompromis rrugën e vet evropiane, të forcimit te vlerave perëndimore dhe demokratike, duke ofruar bashkëpunimin e vet me të gjitha ato shtete mike që duan raporte të respektit të ndërsjellë, duke përfshirë edhe Republikën e Turqisë” , ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Lajme
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Elfije Boletini
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Drejtësi
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kalo në kategori