LAJMI I FUNDIT:

Bau Academy merr pjesë në konferencën ndërshtetërore (Kosovë-Gjermani) për implementim të plan-programit arsimor gjerman

Bau Academy merr pjesë në konferencën ndërshtetërore (Kosovë-Gjermani) për implementim të plan-programit arsimor gjerman

Në Munich të Gjermanisë është mbajtur një takim pune në mes të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës (MASHT-it) dhe përfaqësuesit nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Qëllimi i këtij takimi ishte që programet profesionale arsimore dhe aftësuese të Kosovës (Standardi, Kurikulat dhe Plan programi), për lëmine e ndërtimtarisë, të harmonizohen me ato Gjermane.

Në këtë takim Bau Academy ka marrë pjesë si Institucion i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, tek i cili do të fillojë implementimi i këtyre programeve mësimore.


Fillimisht është duke u punuar që nga viti i ardhshëm shkollorë, Shatorë 2018, në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Bau Academy”, të fillojë mësimdhënia për profilin “Muratorë”, i cili do të jetë profili i parë i harmonizuar më Standardet Gjermane. Pasi që ky profil do të jetë i harmonizuar me standardet Gjermane, atëherë diplomat dhe certifikatat e lëshuara për ata që do të përfundojnë shkollën për këtë profil, do të njihen dhe pranohen nga institucionet përkatëse Gjermane.

Krahas këtij aktiviteti, Bau Academy ka filluar zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet gjermane për projekte më të mëdha në fushat përgjegjëse profesionale. Frytet e këtij bashkëpunimi pritet të shihen në muajt vijues.

Në këtë konferencë morën pjesë:

– Përfaqësuesi i Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës: z. Fehmi Hysenaj (MASHT)

– Përfaqësuesi i Agjensionit Kombetar te Kualifikimeve të Kosovës: z.Lah Nitaj (Drejtor i AKK); përfaqësues të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, Andreas Meyn, znj. Bukurije Kameri, Klaus Bader-Laberre, Michaerl Sauer nga zyra e DIMAK në Kosovë;

– Përfaqësuesi i bordit te shoqatës se Ndërtimtarëve te Bayernit (LBB), z.Norbert Kees, dhe njeherit drejtor i kompanisë Amberg Bau GmbH & Co.KG, i cili ka shfaqur ambicien për t’u bërë aksionar në Bau Academy;

– Përfaqësues të shkollës profesionale Bau Academy: z.Heimerer, z.Beqiri, (në cilësinë e aksionarëve të shkollës) dhe z. Peli (Koordinatorë i Shkollës për harmonizimin e programeve);

– Përfaqësuesi i Agjencisë Qendrore për Arsimin e Vazhdueshëm në Mjeshtëri (ZWH) – Projekt SCIVET, znj.Heike Christopf nga Berlini;

– Përfaqësues të Dhomës së Zejtarëve të Munihut, të Bavarisë së Epërme, dhe të Dhomës së Zejtarëve të Dortmundit: Dr. Georg Scharl, Tobias Schmidt , Woywod Bjoern, Vierlbeck Dieter, Stadler Max. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori